Një muaj paraburgim për gruan nga Podujeva që dyshohet se e ka vrarë foshnjën NULL NULL 02.07.2024 15:25 02.07.2024 15:25 Foto arkiv: Gjykata Themelore në Prishtinë Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për gruan nga Podujeva e cila dyshohet se e ka vrarë foshnjën gjatë lindjes. Gjykata Themelore Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka vlerësuar që fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale. “Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures GJ.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”. “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet tutje në gjykatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës 2 orë më parë
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 3 orë më parë