Një muaj paraburgim për adminin e “AlbKingsit” NULL NULL 18.04.2024 14:32 18.04.2024 14:32 Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Besnik Beqiri, avokati i të dyshuarit. “Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore. Nesër do ta bëjmë ankesën”, tha ai për Klankosova.tv Njëri nga administratorët e grupit “AlbKings”, u arrestua gjatë ditës së djeshme. Ai dyshohet lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale. Kërkohet paraburgim për adminin e grupit “AlbKings”