Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një muaj paraburgim ndaj Ndue Lleshajt

NULL NULL
05.09.2023 16:24

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Ndue Lleshaj.

Kjo për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, raporton Klan Kosova.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.LL dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, masa e paraburgimit  është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

lajme të ngjashme