“Një mik i madh i Shqipërisë”, Rama ndan foto nga Abu Dhabi me presidentin e Emirateve të Bashkuara NULL NULL 13.01.2026 11:17 13.01.2026 11:17 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Rama ka ndarë foton zyrtare, ndërsa në njërën prej tyre shihet teksa takohet miqësisht edhe me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. “Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv