Një martesë pa dashuri NULL NULL 02.05.2015 21:49 02.05.2015 21:49 Ishit të dashuruar deri në veshë kur u martuat. Mirëpo, nëse e ndjeni se martesa juaj ka luhatje dhe stabiliteti po zbehet, atëherë ja disa shenja që duhet t’i merrni në konsideratë para se të jepni një konstatim, nëse në martesën tuaj nuk ka më dashuri. Takimet i doni rrallë Në vend se të prisni me padurim takimin me partnerin tuaj, ju i shmangeni atij dhe dëshironi që sa më shumë të kaloni kohën me njerëz të tjerë. Shtrati pa sex Në shtratin tuaj martesor, ju vetëm flini. Sexi është diçka që e keni harruar prej kohësh. Lufta e njëanshme Vetëm njëri prej jush është i përkushtuar që të ruajë martesën, kurse partneri tjetër është gjithmonë i zënë me jetën dhe punët e veta. Ziheni në publik Në një tavolinë me shoqëri, duke bërë shopin e edhe në një ndejë me kushërinjtë, ju nuk e keni problem që të ziheni e ta bëni njëri tjetrin të ndjeheni keq. E gjeni veten duke i treguar të metat e partnerit para të gjithëve dhe duke ua bërë atyre me dije se sa të palumtur jeni bashkë. Debatoni gjithmonë për gjërat e njëjta Sa herë filloni të ziheni apo të flisni me njëri tjetrin, gjithmonë do të jetë rreth të njëjtës çështje. Tanimë keni filluar të mos gjeni zgjidhje e kompromis për asgjë. Problemet martesore kërkoni t’i zgjidhni pas martesës E në fund vije momenti kur martesa bëhet një status që nuk dëshironi ta keni mbi vete. Do të kërkoni partner të ri, do të filloni të ëndërroni për një shtëpi të re dhe t’i bëni pushimet me dikë tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Fillerët kozmetikë po dalin nga moda pasi femrat po preferojnë pamjen më natyrale 15 orë më parë