Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një make up i freskët

NULL NULL
22.07.2015 22:10
Make-up, applying mascara

Të bëjmë një makiazh ndryshe, më të lehtë dhe të rafinuar është tendenca më e fundit.

Për sy që theksohen më tepër dhe përdorim tonesh shumë të freskët.

Ja disa rregulla ndryshe:

Në verë ajo që sugjerojnë estetistët është përdorimi i ngjyrave dhe toneve pak më të lehta.

Ndryshe nga dimri i cili kërkon ngjyra më të forta për të zbutur të ftohtin, kur fytyrës i duhen më shumë kremra, kjo është koha për t’u ndjerë më të freskëta.

Ndaj do të shihni që mbizotëruese do të jenë ngjyrat rozë dhe portokalli, për sa i përket aplikimit të buzëkuqëve dhe ngjyrat bezhë apo kafe për lyerje sysh.

Tashmë dhe make up në mbrëmje nuk duhet të jetë shumë i fortë. Ashtu si paradite, dhe gjatë mbrëmjes mund të përdorni make up aq të freskët dhe natyral.

Hapat e parë për një makiazh të plotë dhe të kujdesshëm

Aplikoni kremin hidratant, fondatinën dhe pudrën për ta fiksuar. Pastaj mëshohet mbi vetulla me një laps për to. Faqet marrin ngjyrë me ruzh-in, që aplikohet duke ndjekur linjën e mollëzave.

Jepi formë syve. Për këtë përdoret një furçë mesatare për ngjyrë. Tërhiqni sytë duke aplikuar hijen bezhë ose kafe për t’i dhënë syrit formën më të përshtatshme.

Për t’i theksuar më tepër sytë aplikoni një ton poshtë syve. Për të aplikuar atë pjesë të grimit që sjell ndriçim zgjidhni një pluhur të hapur dhe lehtësisht të shkëlqyeshëm.

Aplikojeni në qendër të qepallave dhe në këndet e jashtme të syve. Poshtë vetullave aplikohet një pluhur i çelët për të hapur vështrimin.

Së fundmi përhapet toni i çelur që aplikohet në tërësinë e syrit.

Rimeli është i pazëvendësueshëm

Përdoreni atë por jo me shumicë. Pas një grimi kaq të kujdesshëm për sytë, një dozë e tepërt e rimelit nuk do ishte aq i nevojshëm.

Buzët lyhen me një gloss rozë, ose portokalli, pasi janë ngjyrat më në modë, por mund të aplikoni dhe buzëkuq mat.

Si përfundim do të vini re një grim të lehtë, joshës dhe elegant që është relativisht i lehtë për t’u realizuar.

lajme të ngjashme