Një këmbësor goditet nga vetura e cila ishte në lëvizje NULL NULL 04.06.2024 19:01 04.06.2024 19:01 vetura godet kembesorin, fotoilustrim Një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje. Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Ilir Konushevci” rreth orës 17:20. Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo/ Klankosova.tv