Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vrarë në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri

NULL NULL
27.05.2026 21:11
vrasje ne prishtine
Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet për një të vrarë në Prishtinë / screenshot nga video e Kosovapress

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, tha Pllana për Klanin.

Ai shtoi se Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme