Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir

NULL NULL
30.01.2024 18:47
Fotoilustrim: Aksident

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore.

Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit, transmeton klankosova.tv.

Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.

Nga Spitali i Manastirit thonë për Alsat Maqedonia, se kanë pranuar 20 pacientë, anise asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Hetimet janë duke vazhduar nga vendi i ngjarjes.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.