Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë NULL NULL 07.07.2023 09:36 07.07.2023 09:36 aksident Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Podujevë. Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga ky aksident kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë, përcjell Klankosova.tv. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.