Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua si Wendy Luers

NULL NULL
28.03.2016 14:20

Wendy Luers ka vendosur në qafë një shall të lehtë plot ngjyra si një tablo kontemporane arti.

Gruaja e njohur për festat që bënin bashkë diplomatë dhe njerëz të artit, ish-gazetare e “Vanity Fair”, apo “Amnesty International” për t’u kthyer më pas në një nga femrat më me ndikim në botën e artit vazhdon të besojë te mënyra sesi arti mund të ndryshojë politika.

E ulur në bordurën e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku Wendy ishte disa ditë, këtë mars ajo vazhdon të shohë larg…Do kishte dashur ta ndiente diellin e Tiranës vite më parë.

Ndoshta atëherë kur flokët i mbante kafe dhe të lidhura fliste me John Updike (shkrimtar i njohur amerikan) mbi komunizmin. Atij gjithnjë i pëlqenin bisedat me të.

Ka një forcë në komunikimin me këtë grua, e cila fare thjesht si të jetë duke ndërtuar një telajo të bën pjesë të mendimeve të saj. Wendy do gjithnjë t’ia dalë…

Në vitet ’60-’70, ajo do të përkrahte përmes shkrimeve lëvizjet që përfunduan me revolta mbi lirinë e fjalës, apo atë seksuale, të drejtën e gruas.

Atëherë San Francisko qyteti ku jetonte i ngjasonte një bote të madhe ku mund të gjeje komunitete nga më të ndryshmit.

Me dëshirën e një gruaje që do ta zbulojë shpejt jetën, ajo martohet me një arkitekt me të cilin do të ketë dy fëmijë, martesë që do të përfundojë shumë shpejt në divorc.

Gjithçka do të ndryshonte në jetën e saj si gazetare pas takimit me Bill Luers diplomat karriere.

Shkrimin e  plotë mund ta lexoni këtu. 

lajme të ngjashme