Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua në Mitrovicë ankohet se bashkëjetuesi e kanosi dhe tentoi ta nxjerrë nga banesa

NULL NULL
02.06.2024 09:41
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Një grua në Mitrovicë të Veriut është ankuar në polici se është duke pësuar dhunë nga personi me të cilin bashkëjeton.

Sipas ankueses, ai të shtunën edhe e ka kanosur atë, dhe ka tentuar që me forcë ta nxjerrë nga banesa.

I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ankuesja ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe ka refuzuar të dërgohet në strehimore, ndërsa i është dhënë urdhër i përkohshëm për mbrojtje emergjente, tha policia, raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme