Një grua e godet me shuplakë një grua tjetër në Mitrovicë të Veriut NULL NULL 28.04.2024 09:55 28.04.2024 09:55 Foto ilustruese Një grua në Mitrovicë të Veriut është goditur me shuplakë nga një grua tjetër. Kështu bëhet e ditur në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore. “Viktima femër kosovare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare e ka goditur me shuplakë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.