Një film që bën bashkë Jennifer Lopez dhe Malumën NULL NULL 16.09.2020 13:56 16.09.2020 13:56 Jennifer Lopez, jo vetëm që do të festojë Ditën e Shën Valentinit me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, por do ta bëjë edhe publikimin e komedisë së saj të re romantike, filmin “Marry Me”. Filmi do të ketë një kast interesant me J-Lo, këngëtarin Maluma dhe Owen Wilson. Për çfarë flet filmi? “Bëhet fjalë për një yll pop-i që përfundon duke u martuar me një fans të rastësishëm nga audienca”, u shpreh Lopez në fillim të këtij viti në The Tonight Show me Jimmy Fallon. Ajo vazhdon: “Ajo martohet me një mësues matematike nga audienca, i cili luhet nga Owen Wilson.” Po Maluma ku hyn këtu? Edhe Maluma ka një rol protagonist, si dashuria e Jennifer Lopez, përpara se ajo të martohej me fansin nga salla. “Unë bëra një album bashkë me këtë film, kështu që të gjitha këngët e përdorura do të jenë të reja, do të ketë muzikë të re me të, për mua është shumë emocionuese”, shtoi ajo, shkruan anabel. Mësohet se Jennifer Lopez do të ketë 6 deri në 8 këngë të reja, ndërsa Maluma 2 ose 3. “Marry Me”, do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, 2021. SAVE THE DATE 💕!!!! @MarryMeMovie is coming to theaters this Valentine’s Day. RSVP by dropping a 🤍 in the comments! ✨@maluma @egt239 #MarryMeMovie #MarryMeAlbum pic.twitter.com/GpsGnlV1Lx — jlo (@JLo) September 14, 2020