Një fëmijë goditet nga vetura në Prishtinë NULL NULL 15.06.2023 14:59 15.06.2023 14:59 Një fëmijë është goditur nga një veturë në Prishtnë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”, rreth orës 12:30. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, tha Ahmeti. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.