Një fëmijë goditet nga motoçikleta në Pejë NULL NULL 14.04.2025 08:53 14.04.2025 08:53 Një fëmijë është goditur nga një motoçikletë në Pejë. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Rreth ngjarjes detaje ka dhënë Policia. Zëdhënësi rajonal Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se janë duke grumbulluar informacione lidhur me rastin dhe se janë duke punuar për identifikimin e motoçiklistit. “Fëmija nuk ka lëndime të rënda. Është trajtuar në spitalin rajonal të Pejës. Policia ka shkuar aty dhe e ka intervistuar prindin e fëmijës, ku ka marrë informacionet e para lidhur me ngjarjen. Aktualisht jemi duke grumbulluar informacione dhe se jemi duke punuar në identifikimin e motoçiklstit”, tha Rugova. “Rasti ka ndodhur në qendër të Pejë. Fëmija ka qenë duke luajtur në prezencën e prindit dhe aty ky ka ndodhur ngjarja, motoçiklisti nuk ka pasur të drejtë të hyjë”, theksoi ai./ Klankosova.tv