Një fantazmë për t’u habitur në Facebook? NULL NULL 29.10.2016 12:57 29.10.2016 12:57 Eksperimenti i fundit i Facebook mbi emojit me temën e Hallouinit është kritikuar për vendosjen e fantazmës në emojin e reagimit me habi. Një kungull ka zëvendësuar emojin e zemërimit, Frankenshtajn atë të mërzitjes, një shtrigë për “haha” dhe një fantazmë për “Uau”. Reagimi i ri shfaqet në të gjitha postimet, si publike dhe personale, me ndryshime retroaktive, shkruan The Verge. Shqetësimi me ndryshime retroaktive për ikonografinë e fytyrës së mërzitur dhe koka e Frankenshtajnit nënkuptojnë gjëra të ndryshme. Përdorimi për fytyrën e habitur “Uau” tashmë shfaqet si një fantazmë, shkrun Top Channel. Facebook nisi përdorimin e ikonave të përkohshme që prej 27 tetorit. Në gjashtë muajt e fundit Facebook ka përdorur reagime për festa të ndryshme, si dita e nënës, etj. Platforma festoi gjithashtu edhe 50-vjetorin e Star Trek në Shtator.