Një familje në Teksas gjen një të porsalindur të braktisur të mbështjellë me peshqir NULL NULL 18.06.2024 08:55 18.06.2024 08:55 Një familje e cila ishte duke ecur në një shteg në Teksas fundjavën që shkoi, gjeti një foshnje të porsalindur të braktisur të mbështjellë me një peshqir. Foshnja e gjetur mbrëmjen e së shtunës ishte i “sapolindur” me mbetjet e kordonit të kërthizës ende në trup, thanë autoritetet. Familja thirri menjëherë zyrtarët e urgjencës. Foshnja ishte në gjendje të qëndrueshme në një spital në Katy, Teksas, tha të shtunën Zyra e Sherifit të Qarkut Harris. Një burrë i panjohur e kishte lënë foshnjën në një urë të vogël, tha zyra e sherifit, por ata nuk kishin ende një të dyshuar, transmeton Klankosova.tv.