Një burrë sulmohet me armë nga dy persona të maskuar në Gjilan NULL NULL 14.08.2024 09:19 14.08.2024 09:19 Një burrë ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij nga dy persona të panjohur të maskuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si dhe vërehen vrimat nga plumbat. Ankuesi ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarjes. Rasti ka ndodhur në fshatin Ranillukë të Gjilanit, njofton Klankosova.tv.