Një burrë në Viti theret me thikë nga vëllai i tij NULL NULL 03.03.2024 11:30 03.03.2024 11:30 Foto ilustruese. Një burrë në Viti është therur me thikë nga vëllai i tij, i cili më pas është arrestuar. Policia ka bërë të ditur se personi i therur me thikë ka pranuar tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.