Një burrë në Podujevë raporton se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash NULL NULL 17.03.2024 09:02 17.03.2024 09:02 Foto ilustruese. Rrahja. Një person në Podujevë ka raportuar se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash, ku e kishte dërguar veturën e tij për raprimin e disa pjesëve. Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy të dyshurit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.