Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një burrë dyshohet se sulmoi dhe kanosi me armë një të mitur në Llapushnik

NULL NULL
17.08.2024 10:01
Foto ilustruese e kanosjes me armë zjarri
Foto ilustruese e kanosjes me armë zjarri

Në Llapushnik të Gllogocit, dyshohet se një burrë ka kanosur me armë dhe ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur me armë dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme