Një burrë dërgohet në mbajtje për 48 orë për dhunë në familje NULL NULL 29.08.2024 13:42 29.08.2024 13:42 Foto ilustruese Një 49 vjeçar është arrestuar në Brezovicë të Shtërpcës për dhunë në familje. Policia bën me dije se i dyshuari në gjendje të dehur kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas kishte kanosur edhe babanë e saj (vjehrrin). Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, raporton Klankosova.tv. Njoftimi i plotë: Policia e stacionit në Shtërpcë me datën 28.08.2024 rreth orës 13:10 ka pranuar një informacion se në Brezovicë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes. Policët e rendit dhe hetuesit policorë të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur që të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 49 vjeçar, i cili në gjendje të dehur kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas kishte kanosur edhe babën e saj ( vjehrrin). Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje, policia ka pranuar informatën se vjehrri i tij posedon armë zjarri dhe tek personi mashkull, kosovar, i moshës 73 vjeçar është gjetur një pushkë gjysmë automatike me 10 fishekë. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armëve ‘’ dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.