Një aksident me fatalitet e 35 me të lënduar gjatë 24 orëve në Kosovë NULL NULL 10.08.2025 09:24 10.08.2025 09:24 Foto ilustrim Një aksident me fatalitet është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Një i ri i cili ishte aksidentuar më 16 korrik ka vdekur dje më 9 gusht. Sipas statistikave të policisë, janë shënuar edhe 35 aksidente me të lënduar, transmeton Klankosova.tv. Derisa 82 të tjera janë regjistruar si aksidente me dëme. Policisë i doli goxha punë me shkelësit e rregullave në trafik, pasi që u shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 984 gjoba, transmeton Klankosova.tv.