Një 35-vjeçare gjendet e mbytur në liqenin e Fierzës NULL NULL 18.06.2024 11:27 18.06.2024 11:27 Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë” në bregun e liqenit të Fierzës në orët e para të mëngjesit. Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës./tvklan