Një 23 vjeçar plagoset nga fqinji në Tiranë NULL NULL 24.08.2022 07:42 24.08.2022 07:42 Një i ri është plagosur mbrëmjën e së martës në Tiranë nga fqinji i tij. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit. Sipas Klan News, i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Renaldo Mejdani, 23 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sa i përket autorit, ai është identifikuar si Albert Ostreni 49 vjeç dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet policore. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të saj. “Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.