Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, dy të arrestuar nga policia NULL NULL 11.03.2024 19:34 11.03.2024 19:34 Foto ilustruese, Policia e Kosovës Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, gjatë së dielës. Policia ka arritur që t’i arrestojë personat e dyshuar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai për Klankosova.tv Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars. Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj. Hetuesit policorë nga stacioni policor në Malishevë me të paraqitur rasti, u vunë në aksion ku edhe arritën ta lokalizojnë vendndodhjen e të miturës. Rasti po hetohet si “Dhunim”. Klankosova.tv mëson se viktima është nga regjioni i Pejës.