Një 11-vjeçare rrihet dhe xhirohet nga disa vajza në Shkup NULL NULL 02.09.2025 14:16 02.09.2025 14:16 Foto ilustruese Gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Liridona Vejseli, bëri të ditur se një 11-vjeçare është dhunuar fizikisht gjatë muajit qershor në Shkup. Në “Kosova Today”, gazetarja bëri të ditur se e mitura u dhunua nga tri vajza, derisa një tjetër po e xhironte. Vejseli bën të ditur se rastin e ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa sipas gazetares, ministria është shprehur e gatshme të japin dënimin e duhur ndaj të dyshuarve. Tutje, Vejseli tha se viktima, nuk ka njohur të dyshuarat, transmeton Klankosova.tv. Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Gjilan gjatë muajit gusht. Një vajzë e mitur është rrahur nga disa moshatare të saj.