Nita Deda në krye të DokuFest NULL NULL 20.02.2016 14:33 20.02.2016 14:33 Nita Deda emërohet si Drejtoreshë e Festivalit, DokuFest. Deda që më parë ka qenë drejtuese e Komunikimit të DokuFest dhe DokuNights, e ka pranuar që të jetë në krye të këtij festivali nga ky vit e më tutje, transmeton Klan Kosova. Në komunikatën për media të DokuFest, shkruhet se kontributi i saj për këto gjashtë vitet e fundit ka qenë qendror në rritjen dhe suksesin e festivalit. Deda ka një eksperiencë në prodhimin e filmave, artit, marrëdhënieve me publikun dhe menaxhim. Ajo ka qenë producente në Producente Atis, koordinatore e projekteve ndërkombëtare në Galerinë Kombëtare të Kosovës, koordinatore e komunikimit të Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut si dhe menaxhere e festivalit SURF në vitin 2011. Eroll Bilibani, i cili ka qenë Drejtor i Festivalit për katër vitet e fundit, ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të organizatës duke u fokusuar në menaxhimin e projekteve vjetore të organizatës dhe zhvillimin e tyre të mëtejshme. Si drejtoreshë e festivalit, Deda do të drejtojë rritjen strategjike të DokuFest dhe mbikëqyrë iniciativat dhe partneritetet e saj të reja.