Nisma për kriptovaluta: Ligji afër, pas gati tre vjetësh (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 05.11.2023 20:27 nga Flamur Gajtani 05.11.2023 20:27 Nisi para më shumë se dy vjetësh e vetëm drafti po diskutohet që 1 vit. Puna në projektligjin për kriptovaluta po shkon ngadalë pasi sipas pushtetit që inicioi atë, kanë kontribuuar edhe ekspertë të huaj konform direktivave të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova. Të gjeturat e tyre bashkë me ato të grupit punues tani janë rrugës të bëhen një. Më pas drafti do të shkojë për opinion në qeveri, e nevoja për legjitimimin e tregtimit dhe mihjes së kripto-aseteve u rrit së fundi. Vënia nën kontroll e parasë digjitale është e pashmangshme edhe për shoqërinë civile. Por legjislativi po kritikohet nga Lëvizja FOL për dinamikë të ulët të punës. Pushteti u kritikua për mos jetësimin e këtij ligji, nga opozita që e cilësuan këtë si joserioze.