Nisin Lojërat Dimërore – pjesëmarrëse edhe Kosova NULL NULL 09.02.2018 09:01 09.02.2018 09:01 Edicioni i 23 i Lojërave Olimpike Dimërore fillon sot në Pyeongchang dhe pritet të mbahet në temperaturat më të ftohta në histori, njofton Klan Kosova. Po ashtu ky sezon karakterizohet me një afrim të raporteve në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore, të cilat kanë formuar një ekip të përbashkët të hokejt mbi akull, ndërsa rreth 169 atletë rusë pritet të garojnë si neutralë. Në këto lojëra për herë të parë do të paraqitet edhe Kosova, përmes skitarit Albin Tahiri. Për gjatë 17 ditëve më shumë se 3000 sportistë do të garojnë në 15 sporte të ndryshme për të fituar një nga 102 medaljet e mundshme. Rreth 77 për qind të biletave janë shitur – diku 826.000. klankosova.tv