Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin homazhet për këngëtarin Shpat Kasapi, të pranishëm shumë figura publike (VIDEO)

NULL NULL
30.11.2025 10:54

Këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të varroset sot, dhe tashmë kanë nisur homazhet.

Direkt nga Tetova, gazetari i Klan Kosovës,  Miftar Zejnullahu njoftoi se në orën 11:00 pritet të fillojë ceremonia mortore.

“Para se të lidhemi direkt arriti edhe arkivoli me kufomën e Shpat Kasapit, ka shumë figura publike. Njëra ndër to është Big Mama, Blero, Adelina Tahiri dhe të tjerë”, tha Zejnullahu.

Homazhet për artistin po zhvillohen sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

lajme të ngjashme