Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin hetimet për zjarrin në një fabrikë në Podujevë

NULL NULL
14.04.2024 15:44
Pamje nga vendi i ngjarjes në Podujevë

Zjarri në një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës është duke u lokalizuar nga zjarrfikësit.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme material, njofton klankosova.tv.

Këtë për klankososva.tv., e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme material”, tha Borovci.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

lajme të ngjashme