Nisin grumbullimet e qytetarëve pak para fillimit të protestës NULL NULL 07.07.2022 18:58 07.07.2022 18:58 Pak para nisjes zyrtare të protestës në orën 19:00, qytetarët kanë filluar të grumbullohen për të marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit. Një pjesë e nadhe e tyre janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej, ndërsa të tjerë kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku presin kreun e kësaj force politike, Sali Berisha. Një zonë tjetër e kryeqytetit ku ka protestues, është edhe Sheshi “Nënë Tereza”. Për këtë protestë, kanë ardhur demokratë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës. Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.