Nishani: Shqipëria, solidare me vendet e rajonit të prekura nga kriza e refugjatëve NULL NULL 29.05.2016 15:55 29.05.2016 15:55 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, organizuar në Sarajevë, me praninë e Presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë, Bashkëkryetarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe atij të Italisë, në cilësinë e të ftuarit të nderit. Gjatë diskutimit të tij, Nishani vlerësoi gjithashtu ndryshimet rrënjësore që ka pësuar rajoni, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, duke evidentuar intensifikimin e dialogut dhe të marrëdhënieve mes vendeve, në funksion të krijimit të një rajoni të paqtë dhe të gatshëm për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Duke u ndalur në agjendën evropiane, Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë tashmë se objektivi më strategjik për Shqipërinë, është integrimi në BE. “Ne jemi thellësisht të përqendruar të përparojmë më tej në këtë rrugëtim duke zbatuar reforma të thella të brendshme, me qëllim hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit”, theksoi Presidenti. Kreu i Shtetit u ndal edhe në sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballen vendet e rajonit dhe i gjithë kontinenti evropian, të tilla si terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm, si dhe kriza e refugjatëve, duke shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e zgjidhjes konform mundësive dhe kapaciteteve të saj. “Shqipëria është solidare me vendet e rajonit të prekura nga kriza e refugjatëve dhe ka ofruar mbështetjen e saj proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj, si ndaj vendeve fqinje ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian”, u shpreh Nishani./Shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arifi: Para tri jave u diskutua lufta bërthamore dhe ne ende s’kemi Kuvend, jemi joserioz 06/07/2025