Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Niset për punë, gruaja nga Prishtina kafshohet nga qentë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 29.04.2023 20:17

Afërdita Sopi mëngjesin e së shtunës, u sulmua nga qent endacak në hyrje të shkollës  “Ismail Qemali”.

Nga turma e qenve që e sulmuan ajo mezi iku.

Kur kafshëve pa pronar iu iku, Sopi pati nevojë për ndihmë mjekësore andaj nga stafi i shkollës e dërgoi menëherë në Emergjencë.

Sopi i bënë lutje komunës së Prishtinës që me ceshtjen e qenve endacak të merren urgjentisht.

E nga komuna e Prishtinës duke shprehur keqardhje për rastin e ndodhur, thanë se për këtë problem kanë ndërmarr një vargë masash.

Sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, komuna është në proces të përzgjedhjes së një strehimoreje e cila do të mbante brenda një numër të qenve endacakë më qëllim adoptimi.

Strehimorja testuese për një numër prej 200 qenve, është në vlerë diku rreth 200,000.00 euro.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 

lajme të ngjashme