Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis vrapimi në ‘Shtegun e Shpresës’

NULL NULL
03.03.2018 13:16
"Janë 330 vrapues, jo të gjithë janë nisur nga Prekazi. Të gjithë shkojnë deri në Likoshan. Një pjesë pastaj vazhdojnë deri në Klinë. Pastaj deri në Gllogogjan, e tutje deri në Koshare. Do të kalohet nëpër Skënderaj, Drenas, Klinë, Pejë, e Prizren", ka thënë një nga organizatorët

Ka nisur në Prekaz vrapimi i emërtuar Shtegu i Shpresës nga Prekazi i cili do të përfundojë nesër pas 100 kilometrave në Kosharen heroike.

Uragan Alija, një nga organizatorët e këtij vrapimi ka shpjeguar se cili do të jetë shtegu dhe nëpër cilat qytete do të kalojnë vrapuesit.

“Janë 330 vrapues, jo të gjithë janë nisur nga Prekazi. Të gjithë shkojnë deri në Likoshan. Një pjesë pastaj vazhdojnë deri në Klinë. Pastaj deri në Gllogogjan, e tutje deri në Koshare. Do të kalohet nëpër Skënderaj, Drenas, Klinë, Pejë, e Prizren”.

Vrapuesit kështu do ta shënojnë 20 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e Kosovës për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Shtegu i Shpresës” do të jetë në katër segmente dhe është organizuar nga Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme