Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis turneu i Rolling Stones

NULL NULL
29.04.2024 18:09
Rolling Stones

Rolling Stones nisi turneun në Amerikën e Veriut ku ndalesa e parë e grupit të njohur muzikor ishte Huston.

Koncerti ishte i pari nga 16 koncertet e planifikuara, që pritet të zgjasin deri në korrik.

Teksa ekipi i marrëdhënieve me shtypin e grupit nuk pranoi të jepte një shifër të fansave që ishin të pranishëm, uebfaqja e shitjes së biletave “Stub Hub” vuri në dukje se më pak se 2 për qind e totalit të biletave në vend ishin në dispozicion dy orë përpara koncertit.

Koncerti në Huston tërhoqi fansa të të gjitha moshave në stadium, por pjesa më e madhe e audiencës ishte mbi 60 vjeç.

Këngët që ata performuan ishin “Jumping Jack Flash”,You can’t always get what you want” dhe Out of Time” të cilat u pritën me duartrokitje ndërsa e mbyllën koncertin me hitin e tyre “Satisfaction”.

Ndalesa e radhës është New Orleans këtë javë ku pritet të dhurojnë një performancë speciale.

 

lajme të ngjashme