Nis trajtimi i të infektuarve me plazmë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 06.02.2021 20:29 nga Arbreshë Uka 06.02.2021 20:29 Gjatë ditës së premte u bë me dije nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, se disa pacientë të infektuar me COVID-19, të hospitalizuar në Klinikën Infektive, tashmë kanë nisur trajtimin me plazmën konavalescente. Për të nisur këtë lloj terapie mbështetëse më 18 janar u miratua edhe udhëzuesi. Megjithatë, ky lajm nuk po konsiderohet si diçka e jashtëzakonshme për profesorin universitar në lëminë e transfuzionit, Hakif Hoxha – tashmë i pensionuar. “Kosova e ka bërë dhënien e plazmës që 40 vjet, pra e ka bërë ndarjen e plazmës nga eritrocitet dhe nuk është ndonjë lajm ‘bombastik’ si e kishte thënë ministri se u dha plazma te pacienti i parë, edhe atë me vonesë prej gati një vit”, tha Hakif Hoxha, Specialist i Mjekësisë Transfuzive. Ai ka shtuar se procedura e punës së marrjes dhe dhënies së plazmës konvaleshente është krejtësisht e njëjtë sikurse ato të rëndomta, veçse donatori në këtë rast duhet të ketë antitrupa ndaj koronavirusit. I njëjti thotë se kjo lloj terapie ishte dashur të aplikohet qysh kur ka filluar pandemia në vend dhe se për këtë punë ka kapacitete dhe resurse. klankosova.tv