Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork NULL NULL 10.08.2025 16:34 10.08.2025 16:34 Në Nju Jork po mbahet takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së (UNSC) lidhur me situatën në Lindjen e Mesme. Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Miroslav Jenca, ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, thotë se njerëzit në shtetin e Palestinës janë në “rrezik të madh”. Ai shton se plani i ri pesëpikësh i Izraelit i miratuar të enjten është “një tjetër përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit”. “Ne tashmë po dëshmojmë një katastrofë humanitare në një shkallë të paimagjinueshme”, tha Jenca, ndërsa përsëriti thirrjet për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. “Palestinezët kanë të drejtë që zëri i tyre të dëgjohet”, përfundoi ai. /Klankosova.tv