Nis Samiti në Londër, Starmer: Moment për sigurinë e Evropës NULL NULL 02.03.2025 16:06 02.03.2025 16:06 Pamje të liderëve rreth tryezës së samitit, me Sir Keir Starmer duke folur me të mbledhurit tashmë janë bërë publike. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e quan atë “një moment një herë në një brez për sigurinë e Evropës” dhe shton se një rezultat i mirë paqeje për Ukrainën do të ishte gjithashtu jetik për sigurinë e kombeve në të gjithë kontinentin, transmeton klankosova.tv. Starmer gjithashtu i referohet njerëzve që qëndronin jashtë Downing Street të cilët brohoritnin në mbështetje të Ukrainës kur Zelensky mbërriti në numrin 10 – ai thotë se kjo pasqyronte “forcën e ndjenjës” për vendin.