Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis pritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Samitin e Brdo-Brijunit

NULL NULL
06.10.2025 10:39
Foto nga Bajram Begaj

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mblidhen për Samitin e Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës.

Në këtë samit, fokus të veçantë do të ketë Plani i Rritjes për rajonin, i cili po udhëhiqet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv.

Në Samitin e Brdo-Brijunit do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc-Musar, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ai malazez, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme