Nis Playoff-i, Vëllaznimi i shkon Prishtinës historike në ndeshjen e parë çerekfinale NULL NULL 09.04.2025 10:57 09.04.2025 10:57 Sonte zhvillohet ndeshja e parë e çerekfinales së Playoff-it midis Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Ky takim jepet LIVE në kanalin Sport 3 të platformës më të madhe në vend, Art Motion, me komentimin e Agon Fehmiut. Në pesë përballjet e tyre të fundit në Superligë, Sigali ka fituar tre herë, ndërkaq Vëllaznimi dy herë. Në sezonin e rregullt, kryeqytetasit kishin përfunduar të tretët ndërkaq gjakovarët të gjashtët. Bardh e Kaltrit janë edhe historikisht favoritë marrë parasysh 14 titujt e kësaj gare që i kanë mbi supe, teksa Kuqezinjtë nuk e kanë asnjë të tillë.