Nis pjesa e dytë, a do të shpallet kampioni në kohë të rregullt? NULL NULL 19.07.2026 22:23 19.07.2026 22:23 Foto: Reuters Ka nisur pjesa e dytë e finales së Kupës së Botës, ku përballë janë Argjentina dhe Spanja. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, në një duel të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, raporton Klankosova.tv. Spanja ishte skuadra që krijoi rastin më të mirë në pjesën e parë, me një goditje direkte drejt portës, por portieri i Argjentinës reagoi në kohë duke shpëtuar ekipin e tij. Tashmë të dyja skuadrat kanë zbritur në fushë për pjesën e dytë, ku synimi i vetëm është gjetja e golit që mund të vendosë fatin e trofeut më të rëndësishëm të futbollit botëror.