Nis në Fushë-Kosovë ndërtimi i depos së re të barnave NULL NULL 24.06.2025 11:56 24.06.2025 11:56 Foto: Klankosova.tv Në Fushë-Kosovë është vendosur gurthemeli për depon e re qendrore të barnave, një projekt ky që synon të garantojë kushte të sigurta dhe standarde ndërkombëtare për ruajtjen e barnave. Në ceremoninë, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky projekt po i jep fund praktikës shumëvjeçare të ruajtjes së barnave në ambiente të papërshtatshme dhe të pasigurta. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky është një moment i veçantë dhe emocional për të, duke theksuar rëndësinë që ka depoja për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. /Ekonomiaonline *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.