Nis ndeshja Kosovë-Islandë NULL NULL 20.03.2025 20:47 20.03.2025 20:47 Ndeshja e parë e vitit 2025 për Kosovën, ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Përball, Dardanët e kanë Islandën. Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për Kosovën, pasi në rast të fitores së kësaj ndeshjeje, por edhe asaj të kthimit, Dardanët do të ngriteshin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ndërkaq, Islanda do të binte në Ligën C, aty ku është aktualisht Kosova. Klankosova.tv do ju mbajë të informuar vazhdimisht për çdo zhvillim në këtë ndeshje.