Nis ndërtimi i dordolecit më të madh në Kosovë (FOTO) NULL NULL 13.01.2019 12:50 13.01.2019 12:50 Pos të ftohtit dhe bardhësisë që ka sjellë bora këtë vit, solli edhe një tjetër risi e që është dordoleci më i madh në Kosovë. Organizata joqeveritare “Rotary Club Podujeva” në Podujeva nisur ndërtimin e dordolecit që do të ketë madhësi pesë metra, njofton Klan Kosova. Ndërtimin e kësaj vepre nga bora do ta kryejnë anëtarët e organizatës po ashtu janë ftuar edhe qytetarë të shumtë të i bashkëngjiten kësaj nisme. Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit ne komunitet duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet.