Nis Karvani i 17-të i shkrimtarëve të fëmijëve”Agim Deva” (VIDEO) NULL NULL 07.03.2016 20:51 07.03.2016 20:51 Me nga një poezi lexuar para nxënësve, shkrimtarët për fëmijë nisën rrugëtimin e 17-të me radhë të Karvanit për fëmijë që mban emrin e Agim Devës. Për të nderuar shkrimtaret, edhe nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” të kryeqytetit përgatitën program artistik. Koordinatori i këtij karvani duke kujtuar shkrimtarët që nuk janë gjallë tha se manifestimi ka për qëllim nxitjen e dashurisë dhe përkushtimin e fëmijëve ndaj librit, njofton Klan Kosova. Pjesëmarrëse në takimin letrar ishte edhe zyrtarja e lartë për Kulturë në komunën e Prishtinës, Drita Rudi. Sipas saj manifestimi tradicional po bënë shumë për të stimuluar shkrimtarët që të shkruajnë për fëmijë. E aktivitetet për këta të fundit nuk kanë munguar nga kjo drejtori. Kronikë nga Klan Kosova.