Nis boshatisja e zyrave në Ambasadën e Iranit pas ultimatumit të Ramës NULL NULL 07.09.2022 23:35 07.09.2022 23:35 Vetëm pak orë pas ultimatumit 24 orësh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi rama, Ambasada e Iranit ka filluar boshatisjen e zyrave. Por ajo që vihet re është se nga godina e Ambasadës së Iranit, është parë të ketë tym dhe flakë,. Sipas asaj që raportohet në media, diplomatët iranianë po djegin dokumentat. Qeveria e Shqipërisë vendosi të dëbojë diplomatët iranianë, pasi ka dyshime të forta se pas sulmeve kiberenetike në institucionet shqiptare qëndron Irani. Ndërkohë në një reagim Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, e quajti sjelljen e Shqipërisë një komplot, duke shtuar se me këtë veprim i janë bashkuar SHBA-së dhe Izraelit./abcnews.al/