Nis akademia e muzikës, 170 pjesëmarrës (VIDEO) NULL NULL 19.07.2015 20:23 19.07.2015 20:23 Tingujt e 170 instrumentistëve nga e gjithë Evropa do të jehojnë në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Kjo falë Akademisë Europiane të Muzikës, e cila fillon nga 19 korriku dhe zgjat deri në 30 korrik. Këtë vit Akademia Evropiane e Muzikës organizohet nën patronazhin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë dhe përkrahet edhe nga ambasadat e tjera të shteteve evropiane. Aty do të ligjërojnë 18 profesorë nga shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës, njofton Klan Kosova. Gjatë kësaj akademie do të ketë disa Gala Koncerte të cilat do të jenë të hapura për publikun. Kronikë nga Kreshnik Mustafa.